Eminem e tregon monedhën që e shpëtoi

Eminem e tregon monedhën që e shpëtoi

22 April 2019 17:40

Si i ri ai u ngrit dhe pa i dhënë rast askush u bë reperi më i madh në botë. Në lojën, e cila në atë kohë ishte e rezervuar për afrikano-amerikanët, një djalë i dobët i bardhë nga Detroiti u tregoi të gjithëve se raca nuk ka të bëjë fare me artin e repit, por e gjitha kjo e kishte çmimin e vet. 

Shumë shpejt ai filloi të merrte antidepresivë të ndryshëm dhe alkool, por Marshall Mathers, i njohur për të gjithë si Eminem (46), tani e ka festuar 11-vjetorin që kur i tha "jo" varësisë.

Në profilin e tij në Instagram, ai e publikoi fotografinë e monedhës të cilën e fitoi në programin e alkoolistëve anonimë me përshkrimin “Kaluan 11 vjet. Ende nuk kam frikë.”

Rininë e tij të shfrenuar dhe varësinë ky reper nuk e ka fshehur kurrë, shkruan KOHA Ditore.

“12 vjet më parë mora mbidozë me tableta gjumi dhe për pak vdiqa. Në atë kohë i kisha 110 kilogramë. Të gjitha ato Valiume dhe Vicodine e lan një lloj vrime në stomakun tim, dhe për ta shmangur dhimbjen vazhdimisht haja. Kur më në fund u paraqita në rehabilitim, e kuptova se duhej të ndryshoja. Në fillim kisha shumë probleme me gjumin, por pastaj vendosa të filloja të vrapoja. Tani jam i varur nga vrapimi, por ai nuk është i dëmshëm për mua", tha Eminem.

Një kohë të gjatë ky reper kishte menduar se nuk kishte asnjë problem, sepse ai kurrë nuk ishte i varur nga heroina, cracku ose kokaina, por nga ilaçet të cilat mund të blihen me recetë në të gjitha farmacitë. Shumë shpejt ai filloi t’i pinte nga 20 tableta në ditë, ndërsa Vicodinit dhe Valiumit ia shtoi dhe Xanaxin. Fatmirësisht, ato ditë tani i përkasin së kaluarës, ndërsa Eminem është po aq i mirë edhe pa të gjitha ato tableta dhe alkool...

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme