Showbiz

Moore në librin autobiografik do të zbulojë luftën kundër drogës dhe traumat nga fëmijëria

Demi Moore, 56 vjeçe ka vendosur të flasë me letra hapur për jetën e saj të bujshme në librin autobiografik “Inside out”.

Sipas fjalëve të redaktorit të revistës “Harper”, libri do të befasojë lexuesit.

Libri do të dalë në shitje në muajin shtator dhe aty aktorja 56-vjeçare flet për luftën me varshmërinë dhe traumën nga fëmijëria.

Ajo është rritur me babanë për shkak të të cilit shpesh janë zhvendosur nëpër vende të ndryshme të SHBA-së, para se të kryente vetëvrasje derisa Moore ishte shumë e re.

Nëna e saj kishte dosje në polici për shkak të arrestimeve për vozitje në gjendje të dehur dhe shkaktim të zjarreve.

Përveç kësaj, Moore braktisi shkollën e mesme, mori drogë dhe u martua e re.

Në libër bëhet fjalë edhe për tri martesat e saj të dështuara. Si 17-vjeçare u njoh me muzikantin Freddie Moore, me të cilin shkroi tri këngë dhe u martua në vitin 1980. Ata qëndruan së bashku pesë vjet.

Dy vjet më vonë u martua me aktorin Bruce Willis, me të cilin ishte 13 vjet së bashku dhe kishin tre fëmijë.

Në vitin 2005, Demi u martua me aktorin Ashton Kutcher, nga i cili u nda shtatë vjet më vonë.

“Libri tregon rrëfimin e një gruaje, e cila rastësisht u bë një prej femrave më të njohura botërore. Mendoj se lexuesit do të jenë të befasuar”, tha Jennifer Bart nga revista “Harper”./ksp