Hawkeye me serinë e vet

Hawkeye me serinë e vet

14 April 2019 10:27

Tashmë prej kohësh dihet se Disney në platformën e vet streaming po planifikon të ofrojë seri me personzhe të Marvelit, të cilët nuk i kishin filmat e tyre të pavarur dhe disi ata gjithmonë janë lënë mënjanë.

Edhe pse Clint "Hawkeye" Barton, të cilin e luan Jeremy Renner, ishte pjesë e ekipit origjinal kryesor të Avengers, erdhi koha që edhe ai të jetë në qendër të vëmendjes me serinë e vet.

Image

Thuhet se Marvel dhe Disney e kanë në përgatitje serinë me Renner në rolin kryesor. Për personazhin e tij mund të hulumtohet shumë – e kaluara e tij në S.H.I.E.L.D., tregimi për familjen e tij – por një pjesë e serisë do të jetë elementi aventuresk, i cili do të na tregojë shigjetarin më të mirë i cili ia dorëzon detyrën heroinës më të re Kate Bishop, që është edhe tregimi nga stripat.

Ashtu si edhe tek seritë e tjera që janë në përgatitje e sipër – për Lokin, Winter Soldier, Falcon, Vision dhe Scarlet Witch - edhe kjo seri duhet t’i ketë gjashtë deri në tetë episode dhe aktorët nga filmat duhet t’i përsërisin rolet e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Hawkeye ka munguar në ngjarjet në filmin Avengers: Infinity War, por siç na zbulojnë trilerët për Avengers: Endgame, ai do të duhej të kthehej për ballafaqimin e fundit, i cilit pritet në kinema më 25 prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme