Këto ditë doli lajmi se Dave Bautista do të luajë në filmin e ri me zombi të Zack Snyder dhe se do ta shohim Kumail Nanjian në filmin e ri të Marvel, “The Eternals”, ndërsa tani ata të dy mund t'i shohim për herë të parë së bashku dhe atë në trilerin e parë për filmin “Stuber”.
Stuber është një komedi-aksion skenarin e të cilës e ka shkruar Tripper Clancy, ndërsa regjinë e bën Michael Dowse.

Ngjarja e filmit na e sjell shoferin e qetë dhe të këndshëm të Uber me emrin Stu (Nanjiani), i cili e transporton udhëtarin e tij, Vic (Bautista). Rezulton se Vic është një polic në ndjekje të një vrasësi brutal. Plotësisht i papërgatitur për jetën e krimit të rëndë, Stu gjendet në mes të gjithë kaosit në të cilin do të duhej të luftojë për jetën e tij dhe për pesë yjet e tij, shkruan KOHA Ditore.
Karen Gillan, Iko Uwais, Natalie Morales dhe Betty Gilpin janë gjithashtu në ekipin e aktorëve, ndërsa filmi do të fillojë me distribuimin në kinema më 12 korrik të këtij viti.