Dua Lipa është bërë me një tjetër kopje të sajën në muzeun me figura prej dylli “Madamme Tussauds”.
Pas muajit shkurt kur ajo u bë me figurën e saj të parë prej dylli në Londër, këngëtarja me famë botërore e me prejardhje kosovare, ka pushtuar Amsterdamin e Holandës.
“Kam qenë disa herë në ‘Madame Tussauds’ kur isha më e vogël dhe e merrja familjen time kur vinin nga Kosova dhe Holanda ka qenë gjithmonë përvojë e mrekullueshme”, ka thënë ajo gjatë prezantimit.
Figura në Holandë është nga performanca e Lipës në “Billboard Music Awards” vitin e shkuar.