Mick Jagger mund të kthehet në skenë me “Rolling Stones” ndoshta që në korrik, pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër në një spital të Nju Jorkut, raportojnë mediet e huaja.
75-vjeçari Jagger, u detyrua të shtynte një turne të planifikuar në Amerikën Veriore për t’iu nënshtruar trajtimit.
Këngëtari i Rolling Stones, në një postim në Twitter nga spitali, shkruante: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të mbështetjes! Unë ndjehem shumë më mirë tani dhe kam një falënderim të madh edhe për stafin e spitalit që bëri një punë të jashtëzakonshme”.
Edhe pse ai nuk tha se çfarë trajtimi kishte marrë, është raportuar se iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e një valvule të zemrës, transmeton tch.
“Rolling Stones”, kishte planifikuar ndërkohë të fillonte turneun e fundit në vijim të këtij muaji.