Kolona zanore e “James Bondit” të 25-të këndohet nga Dua Lipa

Kolona zanore e “James Bondit” të 25-të këndohet nga Dua Lipa

03 April 2019 17:20

Kolona zanore e filmit të 25-të për James Bondin do të këndohet nga Dua Lipa.

Xhirimet e video klipit përcjellës do të bëhen në fund të muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në jug të italisë përcjell Express.co.uk mjetet e informimit nga Italia.

Lajmet se Dua Lipa do të ishte pjesë e filmit të agjentit 007 kishin nisur qysh moti ndërsa këngëtarja nga Prishtina kishte mohuar se po regjistronte ndonjë këngë, edhe pse kishte thënë që do ta mirëpriste një ofertë të tillë.

Pjesa e sipërpërmendur jugore e Italisë tashmë është përfolur nga mediat italiane si vendxhirimi i filmit të ardhshëm për agjentin James Bond.

Mes skenave të skenarit janë edhe ndjekje të ndryshme me automobila luksozë, mes çative të shtëpive të Sassi di Matera, takime në kishat shpella, etj.

Xhirimet e Bondint 25 kanë nisur javën e kaluar në Norvegji. Në kinema pritet në prill të vitit 2020.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme