Duke pasur parasysh se ka përfunduar sezoni i parë i serisë së Netflix, do të ishte lajm më i madh po të mos kishte sezon të dytë të “The Umbrella Academy”. Por fatmirësisht, seria është ripërtërirë për sezonin e dytë.
Produksioni do të duhej të fillojë në maj dhe do të zgjasë deri në shtator. Kjo do të duhej ta bëjë të gatshëm për premierën e vitit 2020 përafërsisht në të njëjtën kohë si sivjet (shkurt).

Edhe pse seria kishte shumë devijime nga stripat, adhuruesit në përgjithësi e pranuan mirë. Sezoni i parë përfundoi me anëtarët e familjes Hargreeves të cilët vendosin ta harrojnë fëmijërinë e tyre të mundimshme dhe të bashkohen si ekip i superheronjve të cilët duhet ta shpëtojnë botën, shkruan KOHA Ditore.
Sezoni i parë i “Umbrella Academy” u shfaq më 15 shkurt në Netflix. Në të luajnë Ellen Page, Tom Hopper, David Castaneda dhe Mary J. Blige. Steve Blackman dhe Jeremy Slater janë showrunnerë.