Showbiz

Lipa konfirmon datat e “Sunny Hill Festival 2019”

“Sunny Hill Festival” rikthehet në muajin gusht në Prishtinë, pjesë e së cilës pritet të jenë disa yje botërore.

Organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njëherësh babai i këngës me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar datat e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”, transmeton Koha.net.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 2/3/4 gusht.

“Ruani datat. 2/3/4 gusht janë datat e ku do ta ndezim Prishtinën. Qëndroni me ne për më tepër dhe ndiqni @ sunnyhillfestival për më shumë informacione”, ka shkruar Lipa.

Kujtojmë se edicioni i kaluar ishte mbajtur më 10/11/12 gusht , derisa pjesë e tij ishin yjet si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, e yje të tjerë të muzikës në Kosovë.

Image