Adele fiton milionat, kurse babai i saj ende punon si shpërndarës...

Adele fiton milionat, kurse babai i saj ende punon si shpërndarës...

01 April 2019 18:00

Këngëtarja dhe muzikantja angleze Adele (30) në fund të vitit të kaluar për herë të tretë është shpallur ylli më i pasur i ri anglez.

Revista “Heat” çdo vit e publikon listën e të famshmëve më të pasur deri në 30 vjeç, ndërsa sipas saj, pasuria që posedon Adele vlerësohet në 147.5 milionë funte. Ed Sheeran (28) në këtë listë u radhit i dyti me 94 milionë funte, ndërsa aktori i famshëm i "Harry Potter", Daniel Radcliffe (29) përfundoi në vendin e tretë.

Pavarësisht se këngëtarja ka fituar milionat, babai i saj punon si shpërndarës në një shërbim të korrierëve, shkruan “Daily Maili” britanik. Mark Evans (55) e braktisi këngëtaren si fëmijë, dhe ata nuk flasin për vite të tëra. Mark thuhet se e ka lënë plotësisht alkoolin dhe mbi të gjitha do të donte ta rregullonte marrëdhënien me vajzën e tij, por si duket kjo nuk do të shkojë aq lehtë, shkruan KOHA Ditore.

Evansi problematik kishte thënë dikur për mediat britanike se vajza e tij kishte probleme me frikën e braktisjes dhe se kjo e kishte penguar marrëdhënien e tyre.

“Ai në fakt nuk bën kurrfarë jete. Ai ishte ujësjellës deri kohët e fundit, tani ka filluar të shpërndajë mallra, por është i thyer dhe para së gjithash do të donte të ishte gjysh dhe baba”, – tregoi një burim i afërt me Evans për “Daily Mail”.

Spekulohej se Adele do ta marrë madje një pushim dhjetëvjeçar nga këndimi për të kaluar më shumë kohë me bashkëshortin Simon Konecki (44) dhe se i është përkushtuar plotësisht rritjes së djalit të saj, Angel Adkins (5). Megjithatë, ajo u kthye në studio me gjithë thashethemet dhe fitoi miliona në turnetë botërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme