Showbiz

Behati Prinsloo poston një foto “të nxehtë” për ditëlindjen e Adam Levine

Behati Prinsloo e ka postuar një foto “të nxehtë” për ta shënuar 40 vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj Adam Levine.

Modelja e Victoria's Secret shkroi në Instagram për ta bërë një urim seksipil për frontmenin e Maroon 5, i cili e festoi ditëlindjen e tij të hënën.

Në fotografinë e “nxehtë”, Behati është e shtrirë në rërë, ndërsa Adam – me një model të flokëve mohawk - është i shtrirë mbi të, duke e puthur me pasion.

"40 është vetëm një numër, por ty të rri shumë mirë," shkroi ajo në titull. "Çdo mëngjes zgjohem e dashuruar më shumë në ty... urime ditëlindjen gjithë jetës sime. Je i mahnitshëm."

Çifti do ta festojë përvjetorin e pestë të martesës në korrik ndërsa Behati, 30 vjeç, foli për martesën e saj me rokerin në një intervistë të sinqertë me PorterEdit, duke zbuluar se çifti u dashurua përmes emailit, shkruan KOHA Ditore.

Modelja shpjegoi se ajo duhej të paraqitej në një video muzikore për Maroon 5, por kjo dështoi. Pavarësisht se nuk punuan së bashku, ajo dhe Adami vazhduan t’i dërgonin emaila njëri-tjetrit.

"Ishte një korrespondencë aq e natyrshme, sa që ramë ne dashuri përmes emailit", tha ajo. "Një muaj më vonë, shkova në L.A. për një punë, dhe kjo ishte hera e parë që u takuam. Pastaj më dërgoi për darkë dhe biseduam për orë të tëra dhe kaluam shumë mirë. Ishte dashuri në shikim të parë, ishte çmenduri".

Çifti e mirëpriti fëmijën e tyre të parë, vajzën Dusty, në shtator të vitit 2016. Ndërsa në shkurt të vitit të kaluar, Behati dhe Adami e paralajmëruan ardhjen e vajzës Gio.