Kanali CW ka vendosur se ishte koha që t’i vinte fundi serisë Supernatural kështu që sezoni i ardhshëm i 15-të do të jetë edhe i fundit. Seria bën fjalë për vëllezërit Sam (Jared Padalecki) dhe Dean (Jensen Ackles) Winchester të cilët i ndjekin hapat e të atit dhe e vazhdojnë "biznesin familjar": gjuetinë në përbindëshat mbinatyror.
Seria filloi me shfaqjen në vitin 2005 dhe me kalimin e viteve mblodhi një numër të konsiderueshëm të adhuruesve.
Padalecki, Ackles dhe kolegu i tyre Misha Collins e postuan në rrjetet sociale një video në të cilën e paralajmërojnë sezonin final dhe i falënderojnë fansat e tyre për të gjitha këto vite. "Donim ta dëgjonit nga ne se edhe pse jemi të ngazëllyer për vitin e ardhshëm, ky sezon do të jetë i fundit," tha Padalecki.
Krijuesi i serisë, Eric Hafner, fillimisht planifikoi që seria t’i ketë pesë sezone, ndërsa në fund ajo zgjati tri herë më shumë se kaq dhe me kalimin e viteve e avancoi atë botë dhe personazhet në të, shkruan KOHA Ditore.
Seria është aktualisht në fund të sezonit të 14-të, ndërsa sezoni final pritet në fund të vjeshtës së sivjetme.