Rockerja Alanis Morissette është duke e pritur fëmijën e saj të tretë. Ylli i “Jagged Little Pill” e zbuloi lajmin për shtatzëninë e saj në një foto bardhë e zi në Instagram të cilën ajo e postoi të hënën, ku ajo shihet duke qëndruar anash dhe duke kënduar para një mikrofoni, me barkun e saj të fryrë në qendër të skenës, shkruan KOHA Ditore.
"Kam shumë lajme...", e përshkroi 44-vjeçarja foton, duke e shtuar emojin e zemrës dhe lutjes.
Pop ikona kanadeze tashmë e ka djalin tetëvjeçar Ever, dhe vajzën dyvjeçare Onyx me bashkëshortin e saj, reperin Mario 'Souleye' Treadway, me të cilin u martua në vitin 2010.