Muzikanti Scott Walker, i njohur si frontmeni i bendit The Walker Brothers, i cili ishte i famshëm në vitet 60 të shekullit të kaluar, ka vdekur në moshën 77 vjeçare të hënën në mëngjes, raporton BBC.
Disa nga këngët më të njohura të kënduara nga ai ishin “The Sun Ain’t Gonna Shine Anymore” dhe “Joanna”. Ai gjithashtu e pati një ndikim të madh në muzikantë të shumtë si David Bowie i cili e përjetoi atë si idol.

Scott nuk e donte shumë famën, ndërsa përveç se me bendin, ai e kishte një karrierë solo, megjithëse jo aq të suksesshme. Ai ka punuar me muzikantë të shumtë si Pulp, Bat for Lashes dhe Ute Lemper, shkruan KOHA Ditore.
Përveç muzikës, ai edhe aktroi. Ai kishte role në disa filma, njëri prej të cilëve titullohej “Scott Walker: 30 Century Man”.
“E takova njëherë në Meltdown, ishte shumë i sjellshëm. Do të na mungojë”, – shkroi muzikanti Thom Yorke (50).