Showbiz

Rokeri Dukagjin Lipa e violinisti Olen Çezari paralajmërojnë koncert në Tiranë

Descriptive Text

Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është bërë i famshëm po aq sa edhe vajza e tij, kryesisht për faktin e të qenët mjaft i pashëm.

E teksa po komentohet për paraqitjen e tij edhe në mediat e huaja, violinisti Olen Çezari ka bërë me dije se së bashku me këngëtarin roker po organizojnë një koncert që së shpejti do të zhvillohet në Tiranë.

“Ne erdhëm të shohim sheshin (Skënderbej), mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”-ka shkruar Çezari krahas fotos ku shihet së bashku me Dukagjin Lipën, duke lënë të nënkuptohet se Dua me shumë gjasa do të performojë edhe për bashkatdhetarët e saj shqiptarë.

Image