Showbiz

Ish-truproja për Jacksonin: “E gjitha është gënjeshtër, ai i donte femrat”

Descriptive Text

Të gjitha akuzat kundër tij janë krejtësisht të pavërteta, ndërsa njerëzit të cilët pretendojnë se janë dhunuar janë gënjeshtarë të vërtetë. Michael i donte femrat, dhe jo meshkujt, ka thënë ish-truproja e "Mbretit të Popit", Bill Whitfield. Siç është raportuar nga Mirrori britanik, Whitfield pretendon se akuzat e përdhunimit dhe pretendimet në dokumentarin “Leaving Neverland” janë vetëm trillime.

“Vazhdimisht kemi biseduar për femra dhe kemi diskutuar për atë se cila është për të më tërheqëse. Kemi biseduar mjaftueshëm që menjëherë të mund të konkludoj se ai ishte i interesuar për femra, dhe jo meshkuj”, - tha ish-truproja i Jacksonit në Hidden Truth Show dhe shtoi:

“Ai kaloi shumë kohë vetëm me femra të ndryshme. Nuk do të hyj në atë se çfarë ka bërë me to prapa dyerve të mbyllura, kjo është çështje e tij. Megjithatë, ai ishte shpesh në shoqërinë e femrave, dhe e di se ai interesohej për to”, - tha Whitfield. Megjithatë, ai në intervistë e pranoi se nuk mund të konfirmojë me siguri të plotë se Michael edhe kishte pasur marrëdhënie seksuale me femra, shkruan KOHA Ditore.

“Kurrë nuk e kam pyetur drejtpërdrejtë për këtë, këto janë sipas mendimit tim gjëra shumë private. Vetëm mund të them se jam i sigurt se femrat me të cilat ai shihej kurrë nuk i kishte sjellë në rançin e tij "Neverland", ku ishin fëmijët për të cilët këto ditë po flitet aq shumë”, - përfundoi truproja.

T’ju rikujtojmë, dokumentari "Leaving Neverland ', në të cilin Wade Robson dhe James Safechuck pohojnë se ishin abuzuar seksualisht nga Jackson, ka bërë bujë të madhe në botë, edhe pse tashmë edhe më herët muzikanti ishte përballur me akuza të ngjashme.