U komentua shumë pas lindjes së fëmijës, reagon Linda Halimi
Linda Halimi ditë më parë ka reaguar për fyerjet që i kanë bërë në rrjetet sociale për shkak të vajzës së saj me reperin amerikan, Davon Edwards.
Por, përveç fyerjeve ajo thotë të ketë marrë edhe mbështetje të madhe nga njerëzit, të cilët i falënderon, transmeton Koha.net.
Në një postim në Instastory ajo ka shkruar se numri i mesazheve mbështetëse është i pabesueshëm.
“Me të vërtetë nuk e kam pasur idenë se do të ishit kaq mbështetës. Numri i mesazheve që kemi pranuar dhe lexuar është çmenduri. Më falni që s’mund t’iu përgjigjëm secilit (e dini pse), por të gjithë ju më dhatë shumë jetë e energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajin në çdo kohë. Zoti ju bekoftë të gjithëve me shumë dashuri, dritë e paqe. Shpirtrat e juaj qofshin gjithmonë të lumtur. Ju dua shumë”, ka shkruar Linda në Instastory.