Showbiz

Jonida Maliqi tregon për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshorti

Foto: Jonida Maliqi / Fb

Dy vite më parë u përhap lajmi se këngëtarja Jonida Maliqi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.

Lajmin e konfirmoi më vonë edhe vetë Jonida e cila gjatë gjithë karrierës së saj është përpjekur që jetën private ta ruajë sa më shumë.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida ka treguar për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshorti. Këngëtarja u shpreh se ata morën këtë vendim pasi ishte domosdoshmëri për të pasur një jetë më të qetë dhe të lumtur dhe pranoi se ndarja është e vështirë.

“Bukur nuk është, absolutisht. Mund të them që është relativisht e vështirë por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur, i jepet zgjidhje në këtë formë”, u shpreh Jonida.