Showbiz

Sam Smith zbulon se nuk ndihet “as mashkull e as femër”

Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, ka folur rreth identitetit të tij gjinor.

Ai gjatë një interviste me Jameela Jamil ka zbuluar se nuk ndihet “as mashkull e as femër”, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të identifikohesh në gjini”, ka thënë Smith. “Jeni një përzierje e të gjitha gjërave të ndryshme. Jeni një krijim i juaj i veçantë. Kështu e marrë unë – nuk jam mashkull apo femër. Mendoj se notojë diku në mes – kjo është e gjitha”, ka shpjeguar këngëtari 26-vjeçar.

“Gjithmonë kam qenë shumë i lirë në kuptimin e të menduarit për seksualitetin tim, kështu që vetëm kam provuar të ndryshojë këtë në mendimet e mia edhe në gjininë”, shtoi ai.

Në videon më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë.