Showbiz

Nik Xhelilaj rrëfen peripecitë në Turqi, bëhet pjesë e një seriali

Nik Xhelilaj prej kohësh tashmë është bërë pjesë e kinematografisë ndërkombëtare dhe së fundmi, asaj turke. Aktualisht ai po zhvillon xhirimet për një serial turk, ku do të luajë rolin e një personazhi shqiptar me origjinë nga Prizreni. Rreth një vit më parë ai ka rrëfyer për “RTV 21” se tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë: “Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon.” Ka qenë Orinda Huta e cila në promon e puntatës së radhës të emisionit “Jo vetëm modë”, ka bërë publike disa sekuenca të shkëputura nga intervista e realizuar, që pritet të transmetohet këtë të shtunë.

Aktori ndër të tjera dëgjohet të shprehet kështu: “Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize!” Mirëpo sipas tij, regjisori turk e kishte ndarë mendjen dhe i ka zhvilluar audicionet në Tiranë. Po ashtu ai pohoi se personazhi i tij në film ka të bëjë me vrasje dhe eliminime personash të ndryshëm. I pyetur për raportet e tij me femrat, Niku është shprehur duke qeshur se i ka të mira: “Në raportet e mia private me femrat i mirë jam. Veten për të mirë e di.”/G.SH.