Showbiz

Këngëtari i njohur italian me nënshtetësi shqiptare në “listën e zezë” të Ukrainës

Këngëtari i njohur italian me nënshtetësi shqiptare në “listën e zezë” të Ukrainës

Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, njëherësh dhe shtetas shqiptar (pak kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare) është shpallur si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë.

Ministria e Kulturës së Ukrainës e ka futur këngëtarin e njohur në listën e zezë të 147 personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare e hartuar nën kujdesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Këshillit të Lartë të Televizionit e radios kombëtare ukrainase.