Jed Allan ka vdekur në moshën 84-vjeçare, njoftoi revista “People”. Djali i tij Rick Brown e ndau lajmin e pikëlluar dhe shtoi se babai i tij vdiq i rrethuar nga familja.
"Më vjen keq që duhet ta njoftoj këtë lajm pikëllues sonte. Babai im sonte ndërroi jetë. Ishte i rrethuar me familjen dhe miqtë, të cilët e donin atë" tha djali i aktorit të ndjerë.
Allan do të mbahet mend për rolet e tij në seritë "Days of Our Lives", "Santa Barbara" dhe "Beverly Hills, 90210".

Aktori Ian Ziering, i cili u shfaq në serinë "Beverly Hills, 90210" me Allan, në Instagram e ndau një mesazh emocional në të cilin u përshëndet nga aktori, i cili vdiq vetëm pesë ditë pas kolegut të tij Luke Perry, i cili gjithashtu luajti në serinë "Beverly Hills, 90210", shkruan KOHA Ditore.
"Jam i pikëlluar që e humbëm edhe një koleg nga seria. E kisha kënaqësinë të luaja dhe të punoja me Allan nga viti 1994 deri në vitin 1999. Ai e luajti rolin e Rush Sanders, babait tim. Ishte e mrekullueshme të punosh me të, do të na mungojë shumë", shkroi Zering.
Allan la pas vetes tre djem, ndërsa ishte i martuar me Toby Brown, e cila vdiq në 2001, dhe aktori nuk është martuar më.