Showbiz

Aktori i shokon të gjithë: “Alkoolizmi është pjesë e jetës sime”

Aktori amerikan, 46-vjeçari Ben Affleck kohët e fundit e pati një paraqitje në emisionin “Today”, ku foli haptazi për luftën me varësinë nga alkooli, si dhe marrëdhënien me ish-gruan e tij, aktoren Jennifer Garner, me të cilën i ka tre fëmijë. Edhe pse për vite ka luftuar me alkoolizmin, dhe vetëm kohët e fundit doli nga rehabilitimi, rrëfimi i tij në intervistë nuk e la askënd indiferent.

"Ajo është e mrekullueshme. Kur dikush është nëna e fëmijëve tuaj, ai person do të jetë më i rëndësishmi, pjesa qendrore në jetën tuaj, dhe kjo është mirë", e komentoi 46-vjeçari marrëdhënien me ish-gruan dhe shtoi se fëmijët e tij dhe edukimi i tyre aktualisht janë prioritet në jetë, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, ai më së shumti befasoi kur e pranoi se alkooli, me të cilin ka luftuar për vite të tëra, është ende pjesë e jetës së tij. "Meqë jam alkoolik, kjo është pjesë e jetës sime, kjo është diçka me të cilën ballafaqohem çdo ditë. Alkooli nuk duhet ta mbulojë tërë identitetin tim dhe të jetë çdo gjë, por është diçka me të cilën sigurisht që duhet të ballafaqohem", ka thënë sinqerisht në emision. "Kam pasur problem dhe me të vërtetë dëshiroj ta zgjidh dhe jam krenar për këtë. Bëhet fjalë për mua, jetën time, familjen time. Ne hasim në pengesa të tilla dhe duhet të ballafaqohemi me to", përfundoi Affleck.

T’ju rikujtojmë, mediat e huaja kanë shkruar kohët e fundit se aktori e ka humbur rolin në vazhdimin e katërt të Batman, dhe arsyeja për këtë është varësia nga alkooli.