Showbiz

“Aquaman 2” vjen në dhjetor të vitit 2022

Warner Bros sapo e ka publikuar datën për “Aquaman 2” dhe kjo është 16 dhjetor 2022. E vetmja studio tjetër e madhe që ishte e rezervuar për atë fundjavë ishte Disney me filmin ende të patitulluar. Krishtlindja bie të dielën atë vit, ndërsa Illumination Animation e ka filmin e patitulluar ende i cili do të shfaqet të mërkurën, më 21 dhjetor.

Skenari për “Aquaman 2”, ashtu si edhe i pari, do të shkruhet nga David Leslie Johnson-McGoldrick. James Wan dhe Peter Safran sërish janë producentë, ndërsa regjisori ende nuk është përcaktuar, edhe pse pritet që ai përsëri të jetë James Wan, shkruan KOHA Ditore.

Image

Aquamani i parë i ka fituar 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën dhe u bë filmi më fitimprurës i DC i të gjitha kohërave, duke e mposhtur “The Dark Knight Rises” i cili i inkasoi 1.08 miliard. Në SHBA dhe Kanada filmi i fitoi rreth 333 milionë dollarë.