Showbiz

Reperi shqiptar kërkon lirimin nga burgu të Stresit

Descriptive Text

Reperi Fero nga Kosova mesa duket pëlqen shumë muzikën e kolegut të tij Stresi, nga Shkodra. Ai ka postuar në “Instastory” dy video ku tregon se po dëgjonte një këngë të Stresit.

Në video ai kërkon lirinë e tij. “Free Stresi”, shkruan Fero në video. Ndërkohë kujtojmë se prej datës 17 tetor të vitit 2018, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit.

Reperi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.