Showbiz

Familja e aktores së vrarë i kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim

Aktorja Vanessa Marquez, më e njohur për rolin e saj si infermiere në serinë "ER", u vra në gusht të vitit të kaluar në banesën e saj, pasi që u qëllua nga pjesëtarët e policisë. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që nëna e saj, siç shkruan E! News, të kërkojë dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh për shkak të pësimit të padrejtë të vajzës së saj, duke theksuar se policia ka përdorur masa të tepruara dhe të panevojshme. Ajo gjithashtu shtoi se policët të cilët ishin në vendin e ngjarjes ishin të dhunshëm dhe se vepruan krejtësisht gabimisht.

Image

"Polici i cili ishte i përfshirë në të shtënat është aktualisht nën hetime dhe nuk do të jetë në dispozicion për komente deri në përfundimin e hetimit", tha kryebashkiaku i Pasadenës, ku u vra aktorja, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, pasi që pronarja e banesës ku jetonte aktorja e thirri policinë dhe ambulancën sepse mendoi se Vanessa kishte nevojë për ndonjë formë të ndihmës, situata u përshkallëzua deri në pikën ku policia e qëlloi aktoren. Siç njoftuan atëherë mediat e huaja, aktorja e refuzoi ndihmën mjekësore dhe filloi t’i kërcënonte ata me një replikë të armës që e zotëronte, gjë që ishte arsye e mjaftueshme për ta që ta qëllonin.