Meghan largohet fshehurazi në New York për t’i takuar shoqet Foto: Reuters

Meghan largohet fshehurazi në New York për t’i takuar shoqet

21 shkurt 2019 17:20

Dukesha Meghan Markle (37) 'ka ikur' në New York për 'baby showerin' të cilin ia kishin organizuar shoqet e saj. Ky aheng organizohet para lindjes së fëmijës, ndërsa më i popullarizuar është në Amerikë. Megjithatë, rregullat e familjes mbretërore e kundërshtojnë këtë.

Askush nuk e dinte për këtë udhëtim ndërsa Meghanin e “kapën” paparacët në orët e mbrëmjes duke ecur nëpër qytet. Ajo mendoi se askush nuk do ta vinte re, sepse e kishte veshur një pallto të zezë me nënshkrimin e Victoria Beckham, e kishte vendosur një kapelë në kokë dhe e kishte mbuluar fytyrën me flokë, shkroi Daily Mail.

Kohën e saj të lirë para lindjes së fëmijës dukesha donte ta kalonte me shoqet e saj nga Amerika, ndërsa me të gjatë gjithë kohës ishte edhe truproja. Ajo u nis në udhëtim një ditë pas Shën Valentinit, të cilin e kaloi me bashkëshortin e saj, princin Harry (34 vjeç), shkruan KOHA Ditore.

Ahengu u mbajt në hotel në Upper East Side në New York, ndërsa në të morën pjesë 15 shoqet më të afërta të saj. Përveç kësaj, Meghan ishte edhe në shoping.

“Udhëtimi është një mundësi ideale për Meghan që të kalojë kohë me miqtë në qytetin që e do. Kjo është hera e fundit që do ta shohë atë para se të lindë”, - tha një mik për media.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme