Showbiz

Robert De Niro në betejë ligjore me ish-bashkëshorten për kujdestarinë e vajzës

Aktori i njohur i Hollywoodit, Robert De Niro dhe ish-bashkëshortja e tij janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare.

Ata priten të dalin në gjykatë javën e ardhshme për të paraqitur kërkesën e tyre.

Aktori i famshëm paraqiti dokumentet e divorcit nga Grace Hightower në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.

De Niro dhe ish-bashkëshortja mirëpritën në jetë vajzën, Helen Grace, nëpërmjet një nëne surrogate në vitin 2011.

Në vitin 2016, një gjykatë vendosi se titujt anonim në gjykatë mund të përdoreshin në masë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Gjithashtu, De Niro donte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime.

Çifti i dha fund martesës pas 20 vitesh së bashku.

Ata lidhën kurorë në vitin 1997 pas 10 vitesh lidhje por u divorcuan në vitin 1999. Por u pajtuan dhe rinovuan dasmën e tyre në vitin 2004. De Niro dhe Hightower kanë edhe një djalë 20-vjeç./oranews