Yjet e filmit bëhen bashkë në “Once Upon a Time in Hollywood”

Yjet e filmit bëhen bashkë në “Once Upon a Time in Hollywood”

26 January 2019 14:18

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio kanë treguar stilin e tyre prej yjeve të filmit në fotografitë e para të publikuara për projektin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ylli i filmit “Titanic” është parë së bashku me Pittin, Al Pacinon e Margot Robbien në disa fotografi të cilat i ka siguruar revista “Vanity Fair”.

Aktorët e famshëm Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt do të kenë rol në dramën për Charles Manson, të cilën është duke e zhvilluar regjisori i njohur Quentin Tarantino.

Dyshja e aktorëve pritet të jenë pjesë e dramës “Once Upon a Time in Hollywood” që do të zhvillohet në Los Angelesin e vitit 1969. DiCaprio do të luajë rolin e yllit televiziv Rick Dalton ndërsa Brad Pitt do të luajë dublerin e tij, Cliff Booth

Në skenarin e këtij filmi Tarantino raportohet se ishte duke punuar në pesë vjetët e fundit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme