Showbiz

Maroon 5 do të udhëheqë spektaklin në “Super Bowl”

Pas disa muajsh spekulimesh është konfirmuar se Maroon 5 do të udhëheqë spektaklin ndërmjet pushimit të dy pjesëve në “Super Bowl”.

Derisa mysafirë do të jenë edhe Travis Scott e Big Boi, përcjell Koha.net shkrimin e Daily Mail.

Spektakli do të jepet në stadiumin “Mercedes Benz” të Atlantas.

Zgjedhja e parë e NFL-së ishte Rihanna, megjithatë ajo raportohet se ka refuzuar të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive në SHBA.

“Super Bowl” i 53-të do të zhvillohet të dielën, më 3 shkurt.