Showbiz

Gratë dominojnë me nominime në “Brit Awards”

“Për më shumë gra në këto skena”, kishte thënë Dua Lipa kur fitoi vitin e shkuar çmimin për këngëtaren më të mirë në “Brit Awards”.

“Për më shumë gra që fitojnë çmime dhe më shumë gra që dominojnë botën”.

Një vit më vonë, industria muzikore duket se e ka dëgjuar këngëtaren kosovare me famë botërore. Këngëtaret dominojnë në nominimet për vitin 2019.

Dua është e nominuar në katër kategori, bashkë me Anne-Marien duke udhëhequr sivjet me nominime.

Vetëm për herën e dytë në histori të “Brit Awards”, më shumë gra dominojnë në listën për çmimin më të madh, atë të Albumit të Vitit. Në garë janë Florence+The Machine, Joria Smith, Anne-Marie, George Ezra dhe 1975.

Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës.