Aktori i njohur i Hollywoodit, John Travolta, e nisi vitin e ri me një pamje të re.
Aktori i famshëm ka rruar kokën dhe shokoi fansat me pamjen e re.
Ai publikoi një foto në Instagram me vajzën e tij Ella, duke befasuar ndjekësit e tij.
Shumë prej fansave e aprovuan pamjen e re të Travoltës.
“John Travolta është tullac dhe përfundimisht tërheqës”, komentoi një ndjekës. Ndërsa një tjetër ka shkruari: “Je kaq i bukur”.