Showbiz

Ellen DeGeneres shqyrton idenë për t’i dhënë fund emisionit televiziv

Descriptive Text

Moderatorja Ellen DeGeneres, në një intervistë për New York Times foli për të ardhmen e “Ellen”.

Ellen tha se kishte rinovuar kontratën vetëm kohët e fundit por po mendon nëse duhet të tërhiqet apo jo, transmeton kp.

Ajo shtoi se mori këshilla kontradiktore nga i vëllai Vance DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, por vendimi nuk është i lehtë.

“Portia mërzitet kur vëllai më thotë që të mos ndaloj,”-u shpreh DeGeneres. “Mendon se jam një aktore e shkëlqyer dhe se kjo shfaqje nuk është e duhura për kreativitetin tim.”

Ndërsa shton se bashkëshortja e këshillon se fundi i emisionit nuk është fundi i karrierës së saj, ndërsa i vëllai Vance i ka kërkuar të vazhdojë me emisionin.

“Show Ellen DeGeneres” ka fituar 57 Emmy nga debutimi i saj në 2003.