Dua Lipa për Vogue flet për feminizmin dhe imazhin e trupit

Dua Lipa për Vogue flet për feminizmin dhe imazhin e trupit

08 dhjetor 2018 21:33

Kur Dua Lipa kishte nënshkruar kontratën e parë për incizimin e këngëve në moshën 18 vjeçare, ajo punonte si kameriere. Tani, 23 vjeçarja e palodhshme mbush arenat, shkruan Vogue, ballina e së cilës mbulohet pikërisht nga këngëtarja shqiptare në numrin special të janarit.

Suksesi i saj – Ajo është eksporti më i madh i Britanisë së Madhe që nga Adele – vjen në një kryqëzim të rëndësishëm për gratë në art, me ndjeshmërinë e saj të hapur që vlërsohet si zgjedhje pozitive, shkruan më tutje Vogue, përcjell Koha.net.

Në intervistën ekskluzive për revistën britanike Dua Lipa flet edhe për feminizmin.

“Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj burrave, por është ‘ne meritojmë mundësitë e njëjta”, thotë Lipa. “Dëgjoni aq shumë për burra të fuqishëm e të rëndësishëm që e kanë ndryshuar botën, madje edhe në histori dhe ngjarjet e njerëzimit, disa tregime nisin ‘burrat e bënë këtë’”.

Nuk ka asnjë dyshim se këngëtarja kosovaro-britanike është duke shkruar një fat tjetër për veten. Miliona fansa po presin të jenë dëshmitarë të evolucionit të saj në kapitullin e ri.

Dua Lipa tregon se ndihet mjaft me vetëbesim me trupin e saj.

“Ndjehem mjaft rehat me trupin tim, gjithmonë ka diçka që s’të pëlqen, por është shumë më e shëndetshme që t’i thoni vetes çdo ditë dy gjëra që i pëlqeni për veten. Unë i them – e di çfarë, lëkura ime duket për mrekulli, s’do të vendosi ‘make-up’, dhe nuk them – o Zot, ke ngrënë pasta çdo natë këtë javë”, shprehet Dua Lipa, e cila së fundmi është nominuar për dy çmime Grammy.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme