Një nga çiftet më të përfolur për momentin është padyshim Princ Harry dhe Meghan Markle, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër.
Nëpërmjet një njoftimi Pallati Mbretëror ka bërë të ditur se: Duka dhe Dukesha e Sussexit do zhvendosen në vilën e tyre në Windsor Castle, ku do të bëjnë të gjitha përgatitjet për pritjen e fëmijës së tyre të parë.
Harry dhe Meghan do largohen nga Kensington Palace për në Cottage Frogmore në fillim të 2019-ës, konfirmoi pallati. Markle pritet të lindë foshnjën pranverën e ardhshme.
Princi Harry deri tani ka jetuar në Kensington Palace në Londër pranë vëllait të tij William dhe familjes së tij.