Showbiz

Aksidentohet Majku

Reperi shqiptar, Kastriot Rexha i njohur me nofkën Majk, është përfshirë në një aksident pasditen e së hënës në Prishtinë.

Me Porschen e tij, Majku është aksidentuar në udhëkryqin në Breg të Diellit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa raportohet se s’ka dëme të mëdha.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu. Ai për Koha.net ka thënë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa sipas mjekëve nuk ka lëndime serioze. Sipas Fejzullahut, dyshohet se aksidenti u shkaktua për mosrespektim të shenjës së trafikut.