Aktorja e njohur e Hollywoodit, Margot Robbie, aktualisht është duke punuar në filmin e ri “Once Upon a Time in Hollywood”, të regjisorit Quentin Tarantino.
Ai për këtë film mblodhi ajkën e Hollywoodit siç është Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.
Filmi “Once Upon a Time in Hollywood” ndjek historinë e vrasjes së monstrumit Charles Manson dhe familjes së tij, transmeton ksp. Robbie luan rolin e aktores së vrarë Sharon Tate. Aktorja Tate u vra nga anëtarët e kultit Manson në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Në internet është shpërndarë një set fotografish nga xhirimet e filmit në të cilat shihet se Robbie është përshtatur plotësisht me personin që ajo interpreton në këtë film. Ajo tregoi stomakun e saj shtatzënë dhe “shtatzënia” e saj përshtatet në mënyrë të përkryer.
{gallery}
“Once Upon a Time in Hollywood” pritet të debutojë në të njëjtën datë kur do të shënohet 50 vjetori i vrasjes së aktores Sharon Tate - më 9 gusht të vitit të ardhshëm.
-
28 tetor 2018 21:15
-
Shpërndaje në: