Reklama

Neptun në Pejë, një rihapje emocionuese që zgjoi vëmendjen e konsumatorit

Descriptive Text

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, zgjeron hapësirën e dyqanit në Pejë duke u zhvendosur në një objekt të ri me siperfaqe 1440m2, në American Retail Park. Dyqani prezanton nje stil tejet unik dhe bashkëhorë, që në qendër të vëmendjes ka konsumatorin dhe kërkesat e tij.

Neptun, si në çdo ngjarje speciale edhe për këtë rihapje, ka dizajnuar oferta me zbritje që shkojnë deri në 52% dhe mundësi blerje më këste 0% interes, vetëm në datat 10-12 Nëntor.

Image
Image

"Jemi tejet të entuziazmuar të prezantojme imazhin e ri të dyqanit në Pejë, me pamje të rifreskuar dhe stil ultra bashkëhorë. Dyqani, është ideuar që përvec enterierit modern, të ofojë më shumë hapësirë për ekspozimin e brendeve dhe produkteve nga të gjitha kategoritë, duke mbajtur në qendër të vëmendjes konsumatorin dhe kërkesat e tij. Nisur nga këndvështrimi I konsumatorit dhe deshira për të optimizuar kërkesat e tij, janë dizajnuar dhe prezantuar alternativa që përkojnë me stilin dhe shijen e secilit.

Ndryshe nga dyqanet e tjera, Peja ofron zonën Gaming, një hapësirë që ngjallë dhe përçon emocione të një pjesëmarrje të vërtetë në lojë. Veç të tjerash, këndi i aksesorëve sjellë produkte të stileve te ndryshme që i përgjigjen secilës gjeneratë. Prandaj, strukturimi i hapësirës është bërë në atë mënyrë që t’iu siguroj konsumatorëve qasje më të lehtë në të gjitha brendet dhe kategoritë, që ata të jetojnë një eksperiencë të blerjes tërësisht të veçantë dhe origjinale.

Dyqani në Pejë, është një dritare mundësish për të ndjerë pulsin e teknologjise në çast. Kështu që kjo ngjarje të mbetet e shënjuar, janë dizajnuar oferta fantastike në gjithë linjën e produkteve. Sigurisht, si çdo ofertë, të gjithë konsumatorët që janë pjesë e programit haPPy mund të blejnë me çmime promocionale, dhe ata që akoma nuk janë pjesë e programit mund ti bashkohen, që ti gëzojnë privilegjet e tij. “- deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut.

Image

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë, me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, telefona të mençur, rrobalarëse, enëlarëse, frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun, numëron 13 dyqane deri më tani me planin e zgjërimit të mëtejmë në gjithë Kosovën.

Neptun Kosova, është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

Image

*Artikull i sponsorizuar