Përbërësit:
10 copë domate qershi
1 kokë hudhër
1 limon
1 qepë
20 kokrra ullinj
Vaj ulliri
Krip/piper
Gatimi:
E marinojmë peshkun me vaj ulliri, kripë dhe piper.
Vendosim peshkun në tepsi mbi letër për pjekje. Pastaj shtojmë të gjitha perimet dhe limonin.
E mbulojmë me letër kuzhine, pastaj me folie alumini.
Futet të piqet për 10 minuta në 200 gradë celsius, pastaj ulim temperaturën në 180 gradë celsius.
Piqet për rreth 30-40 minuta, varësisht nga madhësia e peshkut.