Ekzistojnë mënyra të ndryshme se si ne të jemi të shëndetshëm. Kjo arrihet përmes ngrënies së ushqimeve dhe ushtrimeve të ndryshme fizike.
Një lloj i ushtrimeve shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve janë ato kondicionale, e të cilat mund të praktikohen edhe te Qendra për ushtrime kondicionale “Tempo”.
Fëmijëve u pëlqen të lëvizin dhe ata kanë një energji të shtuar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të shfrytëzojnë këtë energji duke u stërvitur. Fëmijët, të cilët merren me ushtrime të rregullta, janë fizikisht më të aftë dhe zhvillojnë zakone të nevojshme gjatë gjithë jetës.
Në çdo stërvitje fëmijët nën udhëheqjen e trajnerit, Alban Dobroshi, realizojnë ushtrime nga më të ndryshmet, duke filluar nga vrapimet dhe ushtrimet për ngrohje e deri tek ushtrime të tjera. Secili ushtrim sjell përfitime të shumta në shëndetin dhe trupin e fëmijëve.
Ata që shijonin çdo ushtrim që ekzekutonin ishin fëmijët, të cilët me shumë energji realizonin secilin ushtrim përmes udhëzimeve të trajnerit dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Përfitimet nga ushtrimet kondicionale janë të shumta. Ato përmirësojnë qëndrueshmërinë, rrisin fleksibilitetin dhe krijojnë një fizik të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm. Pasi të realizoni rregullisht ushtrime të llojllojshme kondicionale mund të vëreni se sa shumë ka ndryshuar tek ju fuqia, koordinimi dhe shpejtësia.
Mirëpo, më shumë për rëndësinë e këtyre na tregoi trajneri kondicional, Alban Dobroshi.
Pra, përfitimet që sjellin ushtrimet fizike dhe aktivitetet sportive janë të panumërta, qoftë në aspektin fizik ashtu edhe në atë emocional e social. Gjithashtu ushtrimet fizike janë të dobishme edhe për trurin tuaj. Përveç tjerave ju mund të krijoni miqësi të reja dhe të kaloni kohë të mrekullueshme duke ushturuar së bashku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.