PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE
Aktivitetet me fëmijët për llojet e transportit
Pasi u njohëm më shumë me llojet e transportit dhe ndarjen e tyre ishte koha të zhvillonim aktivitete dhe lojëra në mënyrë që fëmijët t’i kuptonin akoma më shumë ato.
Detyra e tyre ishte të dallonin mjetet e transportit e më pas t’i vendosnin ato në vendin ku lëvizin; në tokë, ujë ose ajër. Fëmijët përmbushnin me sukses këtë detyrë ngase tanimë ishin të familjarizuar me llojet e mjeteve të transportit dhe e dinin cilit grup i takojnë.
