PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si bëhet pastrimi i ujit të përdorur?

Uji i përdorur kalon përmes gypave për trajtimin e ujërave ashtu që të pastrohet përpara se të dalë në natyrë. Rrjetat pastrojnë pjesën më të madhe të plehrave. Pastaj uji shkon në një basen, derisa mbetjet e fundit mbeten poshtë në dysheme.

Si bëhet një kullë me ujë?

-Kulla me ujë është një rezervuar i madh që ua mundëson furnizimin me ujë disa shtëpive. Uji depozitohet në lartësi ashtu që kur hapen rubinetat uji lëviz poshtë dhe kështu fiton shpejtësinë e duhur për të arritur nëpër shtëpi.

Si punon kamioni i plehrave?

-Mbledhësi i plehrave var kazanin në shpinën e kamionit për grumbullimin e plehrave. Kamioni ngre lart kazanin dhe pastaj kthen përmbys që ta zbrazë në përzierësen e mbeturinave. Disa kamionë janë me dy ndarje ashtu që të ndajnë mbeturinat.

Si punon qendra për grumbullimin e mbeturinave?

Qendra për grumbullimin e mbeturinave është vendi ku depozitohen plehrat. Ato ndahen në kazanë të ndryshëm: plastika, qelqi, metalet, etj. Shumica e mbeturinave riciklohen, kurse të tjerat digjen.