Fillimi i verës është fare afër, e bashkë me të edhe fundi i vitit shkollor. Prandaj, ne vizituam kopshtin “Shtëpia Magjike” dhe pamë më nga afër aktivitetet e tyre.
Njëri grup bashkë me edukatoren mësuan për qershinë, meqë jemi në muajin qershor, është koha e pjekjes së kësaj frute të ëmbël.
Fëmijët, gjithashtu, punuan një qershi shumë të bukur dhe kreative duke përdorur një material të pazakonshëm, qirinj të shkrirë.
Më pas ne ishim edhe me grupin e parashkollorëve, të cilët po përgatiten për programin lamtumirës.
Edhe pse të ngazëllyer për regjistrimin në klasën e parë, ata mërziten që së shpejti do të përshëndeten me shokët e tyre të dashur dhe do t’i thonë lamtumirë kopshtit.