PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si shkaktohet vullkani e si cunami?

 

Si është krijuar qendra e tokës?

Nëse Tokës i bëjmë një prerje përgjysmë, në qendër të saj kemi bërthamën, që është një top i ngurtë metalesh, e rrethuar nga një shtresë e lëngshme metalesh dhe në fund, një shtresë e trashë shkëmbore që përbën koren e tokës. Sa më thellë në Tokë, aq më nxehtë është. 

Image

Si është krijuar korja e tokës?

Korja e tokës është si një pazëll i përbërë nga disa pllaka të mëdha. Nganjëherë këto pllaka godasin njëra-tjetrën, përplasen ose kalojnë pranë njëra-tjetrës. Në këto raste ato dridhen dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Image

Si janë krijuar vullkanet?

Ndodh që shkëmbinjtë e nxehtë të shkrirë nën koren e tokës të dalin në sipërfaqe përmes ndonjë çarjeje. Kur dalin dhe ndeshen me ajrin e ftohtë, ato ngrijnë dhe gradualisht formojnë një formë mali që quhet vullkan.
 

Image

Si krijohet cunami?

Nëse një tërmet ndodh nën det shkakton një varg valësh gjigante. Me të arritur në bregun e detit, valët e detit bëhen edhe më të mëdha dhe dalin nga shtrati duke shkatërruar gjithçka para vetes.

 

Image