Përmes vizitave të shumta që Programi Fluturues i Fëmijëve bënë, fëmijët që janë pjesë e emisionit dhe të tjerë nga ekrani argëtohen e njihen me gjëra të reja.
Këtë javë bashkë fëmijët vizituan Galerinë Kombëtare të Kosovës, ku po qëndron e hapur ekspozita e artistit Jakup Ferri.
Një ekspozitë shumëngjyrëshe për të cilën artisti ka punuar për rreth 15 vjet. Fëmijët ishin kureshtar si asnjëherë më parë.
Pyetje pafund kishin ata për artistin dhe biseda me të ishte shumë e këndshme. Madje në fund, fëmijët ngjyrosën bashkë një prej punimeve të artistit.