Press

Meha, një nga shkencëtarët më të rinj që doktoroi sot

Descriptive Text

28-vjeçari Uran Meha është ligjërues në Universitetin e Lyonit dhe atë të Parisit, ligjëron matematikë. Sot, ai mbrojti tezën e doktoratës mbi “Combinatorial approaches to coherence of plactic monoids via crystals and Yamanouchi trees".

Ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës dhe u pranua për master në universitetet e Parisit, Kembrixhit, Cyrihut (ETH) dhe Bonit. Ai u përcaktua për Bonin sepse aty ndodheshin profesorët më me zë për fushën e tij të hulumtimit “Some aspects of the representation theory of limit Lie algebras". Aty ai mësoi rrjedhshëm gjuhën gjermane. Pas përfundimit me sukses të masterit, ai mori oferta doktorature nga universitetet e Bremenit dhe Lyonit. U përcaktua për këtë të fundit.

Udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën në Vjenë (ECIKS), Kujtim Dobruna, ka shkruar në Facebook mbi jetën e Mehës, ndër tjerash se si arriti si refugjat pesëvjeçar, në një nga shkencëtarët më të rinj në botë sot.

“Uran Meha është një fëmijë i luftës. Si pesëvjeçar, ai u dëbua nga shtëpia e tij nën kërcënimin e armëve si pjesë e fushatës së spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë. U bë refugjat, por ishte ndër të parët që u kthye në shtëpi, për t'u bërë pjesë e një realiteti të ri që duhej ndërtuar. Sot ai është një nga shkencëtarët më të rinj në botë, i pasionuar pas matematikës, gjë e cila shpejt u bë e qartë mes mësuesve të tij dhe atyre prej nesh që e mbështesnim”, shkroi Dobruna.

 

*English below* Uran Meha është një fëmijë i luftës. Si pesëvjeçar, ai u dëbua nga shtëpia e tij nën kërcënimin e...

Posted by Kujtim Dobruna on Tuesday, September 7, 2021