Press

Rrugëtimi i Ardian Zikës, mishërim i ëndrrës amerikane

 

Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshën 17 vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21 vite më vonë, më 2018, ai fitoi mandatin e tij të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Floridës, ndërsa tani gëzon mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.

Në një intervistë për VOA, Zika thotë se arsyeja që e nxiti të futet në politikë është që të sigurohet se edhe gjeneratat e reja gëzojnë mundësitë që ai i gjeti në ShBA.