Sot u bënë 14 vjet pa nënën, gjyshen tonë të dashur. Sot u bënë 11 vjet pa vëllanë, axhën tonë të dashur. U bënë një vit e gjysmë pa vëllanë e axhën tonë të dashur.

FATIME (MORINA) BERISHA

FATIME (MORINA) BERISHA

(1926 – 2008)
NEXHDET (TAHIR) BERISHA – NEDA

NEXHDET (TAHIR) BERISHA – NEDA

(1958 – 2001)
NUSRET (TAHIR) BERISHA

NUSRET (TAHIR) BERISHA

(1956 – 2016)

Na mungoni çdo ditë e më shumë... Kaluan ditët, muajt, kaluan vitet, çdoherë e më shumë duke u shtuar malli dhe dhimbja për JU. Dhembja nuk shprehet me fjalë e as me lot, ajo gjendet thellë në zemrat tona, aty ku JU përherë do ta keni vendin më të bukur, o më të dashurit tanë. Dhembja që mbetëm pa JU është e madhe, por dashuria që JU patët për ne na bën që të ndihemi çdo ditë e më shumë krenarë që JU patëm e të kujtojmë çdo moment që kaluam bashkë. Jemi krenarë që JU patëm dhe si të tillë do t’ju kujtojmë sa të jetë jeta. Gjithmonë do të mbeteni në zemrat tona për dashurinë, bujarinë dhe mirësinë që na ofruat.

 

Ju kujtojnë me mall: Ismeti, Habibja dhe mbarë farefisi i gjerë.

Data e publikimit: 22.04.2022
Shpërndaje
Të tjera