Një vit pa ty

LORIK MORINA

LORIK MORINA

(15.9.1992 – 9.2.2021)

Të shkruash përkujtim për djalin tonë është një nga gjërat më të vështira që është dashur ta bëjmë. Me fjalë nuk mund ta përshkruajmë pikëllimin dhe dhembjen e shpirtit që po e ndiejmë për Lorikun tonë. U bënë shumë ditë nga shkuarja në amshim e djalit të mrekullueshëm, një vëllai e shoku të hareshëm, një kushëriri fisnik e nipi të ëmbël, një sportisti të talentuar e nxënësi të zgjuar, një punëtori të zellshëm e djali të përkryer.
Një vit përpjekje për të gjetur çfarëdo që na qetëson dhimbjen e shpirtit, një malli të pashuar, një dashurie të pandërprerë për djalin tonë të dashur, që kur vdekja e hershme e rrëmbeu nga ne. Loriku ishte dhurata më e çmuar e familjes sonë dhe ashtu do të mbetet në kujtimet tona derisa të thirremi për t’u ribashkuar. Bujaria dhe sjellja fisnike e Tij na bëjnë krenarë që kishim një djalë dhe vëlla të mrekullueshëm si Loriku.
I paharruar kujtimi për ty, Lorik.

 

Të pikëlluar përjetë e me shumë mall e dashuri e përkujtojnë: babai Mahmuti, nëna Stephanie, vëllai Kenani, motra Lindrina dhe gjithë familja Morina në Zvicër e Kosovë.

Data e publikimit: 09.02.2022
Shpërndaje
Të tjera