Më 1 shtator 2021 bëhen nëntëmbëdhjetë vjet nga ndarja me më të dashurën tonë

FAHRIJE SHALAKU – DESHISHKU

FAHRIJE SHALAKU – DESHISHKU

(1941 – 2002)

Vitet kalojnë. Të gjithë ne ende jemi bashkë, qëndrojmë.
Po të ishe afër e dimë se do t’u gëzoheshe sukseseve tona, ashtu siç do të shkaktonin dhimbje edhe dhimbjet tona. Por e dimë se, edhe pse nuk je afër, atje nga përjetësia na ndien, na shikon. Dhe nga atje disi na ngushëllon sa herë që pesha e jetës vë barrën e saj
mbi supet tona. Sa herë që vizitojmë shtëpinë ku kemi kaluar
fëmijërinë nën përkujdesjen dhe mbrojtjen tënde, ne ende të kërkojmë me sy në ato vende ku atëherë gjithmonë të shihnim, në ato vende ku rrije ulur, ku përgatisje ushqimin për ne, ku qeshnim së bashku, por edhe ku i qanim hallet së bashku.
Do të donim të të gjenim aty. Të të shihnim aty. Na mungon të gjithëve!

E kujtojnë me mall të pashuar: bashkëshorti Ademi, djemtë Hashimi, Metushi, Rizahi, Bashkimi e Bekimi, vajzat Sevdija e Hava, si dhe nipat e mbesat.

Data e publikimit: 01.09.2021
Shpërndaje
Të tjera
GZIM

GZIM

Data e publikimit: 01.01.1970
Shpërndaje